Stylecraft fashion tableware midwinter

Stylecraft fashion tableware midwinter

 

Nga Shkëlzen Çika

Kur Partia Demokratike, forca e parë opozitare, erdhi në pushtet pas përmbysjes së regjimit komunist, i ra barra e përgjegjësisë të ngrinte godinën e shtetit të së drejtës. Por fatkeqësisht, qeverisja e saj në vitet 1992-1997, po t’i referohemi shtypit perëndimor, rezultoi një “shtet gangsterësh”. Kjo formë qeverisje të sillte në kujtesë Republikën e Ëeimarit, të etiketuar “demokraci pa demokratë”.

Pikërisht se demokracia alla shqiptarçe u ngjiz e tillë qysh në hapat e parë të saj nga ata që sot vazhdojnë pa pikë turpi t’i bëjnë moral këtij populli, është absurde që nga ky “miell misri” të pretendojmë të “hamë bukë gruri”.

Me të drejtë shtrohet pyetja: Shqipëria është në këtë stad zhvillimi e kulture demokratike se ferrat e së kaluarës vazhdojnë t’i kemi nëpër këmbë, siç pretendon rreshtimi i djathtë politik, apo gjithë klasa politike është vetë një kaçup ferrash, ku gjëmbat janë i vetmi frut që prodhon për popullin?! Fatkeqësisht ka predominuar opsioni i dytë.

Farsa e radhës është ligji i miratuar nga mazhoranca parlamentare para pak kohëve mbi (ri)hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Është farsë, pasi kjo iniciativë ligjore është hera e katërt që po ndërmerret. Herën e parë ky ligj u miratua më 30.11.1995 (gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare), herën e dytë më 15 janar 1998 dhe herën e tretë, ashtu si dhe herën e parë, po gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009.

Nga regjimi komunist, në Arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe atë të Shërbimit Informativ fatmirësisht ruhen këto lloj dosjesh: Dosjet Operative, Dosjet Hetimore dhe Dosjet Gjyqësore. Deri më sot këto dosje janë shfrytëzuar në mënyrë selektike, kryesisht për denigrime dhe benefite politike dhe jo për të zbardhur të vërtetat e hidhura në shërbim të historisë. Por historinë reale nuk e përbëjnë vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ajo është shumë dimesionale dhe për këtë, burimet arkivore e dokumentare nuk mungojnë.

Një nga debatet që vazhdon të harxhojë shumë bojë e energji është çështja e viktimave dhe të përndjekurve nga regjimi komunist. Të thuash se gjatë këtij regjimi nuk janë cënuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të ndryshëm do të thotë të jesh miop politik dhe shtrembërues i një realiteti historik.

Nga ky këndvështrim, me të drejtë lind pyetja: Po ata që janë dënuar si bashkëpunëtorë të fashizmit, sabotatorë të veprave ekonomike, agjentë të zbulimeve të huaja a kanë kurajo pasardhësit t’i zbardhin dosjet e tyre për të mësuar provat që rëndojnë mbi ta, pranimin apo jo të fajësisë dhe kush ishin dëshmitarët?! Po ata që kanë qenë bashkëpunojë të Sigurimit të Shtetit, a kanë të drejtë morale e ligjore të dëmshpërblehen si të përndjekur politikë?!

Në ballafaqim me faktet dhe konteksin historik duhet folur edhe për kampin e Tepelenës. Pseudostudiues i janë përveshur Prof. Xhufit, sikur të ishte ky inspiruesi i formimit të këtij kampi dhe popullimit të tij. Xhufi citon dokumentin e CIA-s dhe anatemohet sikur është ai i formuluesi i këtij dokumenti. Ligësia thellohet më tej kur merren edhe me nënën e tij, një nga partizanet e para të qarkut të Vlorës, bashkëluftëtare e Ramize Gjebresë, Zonja Çurres, Nimete Progonatit e plotë sokoleshave të tjera, që luftoi deri në thellësi të tokave jugosllave.

E vërteta është se në këtë kamp janë sistemuar kryesisht pasardhës të individëve me CV të pastër kolaboracioniste dhe kriminale. Merlikët, Previzët, Mirakajt, Gjonmarkajt, Kolgjinët, Hysni Demët etj ishin kuislingë të hapur dhe kriminelë të dorës së parë. Pasardhësit e tyre vërtetë kanë vuajtur padrejtësisht, por në këto tre dekada që ata ata jetojnë si njerëz të lirë në një shoqëri demokratike, është e moralshme që të evidentojnë plagët e tyre shpirtërore të së kaluarës, por në asnjë rast të vetëm ata nuk janë distancuar nga veprimtaria antikombëtare e paraardhësve të tyre. Nëse vazhdojnë të kenë si udhërrëfyes antikomunizmin, i bie që Hitlerit t’i ngrihet monument në çdo kryeqytet të botës demokratike.

Mehmet Shehu, simboli i vijës së ashpër në shtetin komunist, kur kryente detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, në analizën e veprimtarisë së kësaj ministrie në gusht 1953 do të nënvizonte midis të tjerash: “Udhëheqja e Ministrisë (dhe unë personalisht) nuk ka dhënë shpjegime të qarta për vartësit në lidhje me definicionin e torturës: kemi thënë se tortura është rreptësisht e ndaluar në hetuesi, por nuk kemi përcaktuar se edhe të qëlluarit me pëllëmbë ose të shtrënguarit e duarve me hekura, ose të mbajturit në këmbë e të paraburgosurit gjatë hetuesisë, – janë edhe këto tortura. Ne kemi ndaluar rreptësisht, si të thuash, “torturën e madhe” dhe nuk kemi kuptuar rrezikun e “torturës së vogël”, bile kundrejt kësaj e kemi mbyllur një sy”.

Ndërsa lidhur me internimet ai do të theksonte:

-«Kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme nuk kanë patur pikëpamje të drejta në lidhje me dëbimet dhe internimet. Tek ata ka qenë e theksuar tendenca për të internuar njerëz në masë, pa fakte, por vetëm të bazuar në dyshime të paverifikuara …Nga ana tjetër, Degët e Punëve të Brendshme të rretheve kanë menduar vetëm për të internuar njerëz dhe aspak për t’i liruar ata, nuk kanë propozuar pothuajse asnjëherë me iniciativën e tyre për të liruar nga internimi persona të rrethit të tyre. Bile ka patur raste të tilla për një njeri që ka mbetur i internuar, sepse familja e tij ka qënë bazë e një diversanti edhe pasi ky diversant është kapur nga forcat tona. Udhëheqja e Ministrisë e ka shqyrtuar çështjen e internimeve dhe këto kohët e fundit ka liruar 1/3 e personave të internuar duke mbajtur në kampin e internimit vetëm ata persona që paraqesin me të vërtetë rrezikshmëri shoqërore . Këta që mbetën të internuar, janë disa qindra dhe nuk e kapërcejnë kurrë mij-ën. Sado që Ministria i ka udhëzuar vazhdimisht organet vartëse për të përdorur metodën e këshillimit të hapët kundrejt elementëve të gënjyer, por që mund të ndreqen. Për t’i ndrequr këta dhe për të mos i lënë të shkojnë aq larg sa që të përfundojnë në fushën e internimit ose në burg, jo të gjithë degët i kanë zbatuar drejtë këto udhëzime ».

Përsa i përket masave ndëshkimore ndaj abuzuesve me ligjin dhe detyrën funksionale, Mehmet Shehu fliste me shifra konkrete : «Gjatë viteve 1950, 1951, 1952 dhe 1953 (gjer në fund të gushtit), për shkelje të ligjshmërisë, janë marrë këto masa:

  1. – Janë arrestuar dhe i janë dhënë gjyqit për dënim -66 vetë, ndër të cilët 42 oficerë. Nga këta janë pushkatuar 3 vetë;
  2. – Janë nxerrë në lirim si të padenjë – 78 persona, ndër të cilët 64 oficerë;
  3. – Janë dënuar me masa të rënda disiplinore (transferim, pezullim gradimi, ulje në funksion dhe kategori, vërejtje me shkrim) përmbi 500 kuadro, përveç n/oficerëve dhe ushtarëve e policëve ».

Pra as vetë regjimi komunist nuk i ka mbuluar gabimet dhe fajet që kryheshin nën qeverisjen e tij dhe nuk ka qëndruar indiferent ndaj abuzuesve me ligjet e kohës karshi pjesës kundërshtare.

Viktor Çami, gazetar i njohur në BBC, djali i Azis Çamit, ekzekutuar në dhjetor 1943 si komandant në forcat e Ballit Kombëtar, në lidhje me kampet e përqendrimit, kur gjatë viteve të para të luftës së ftohtë, në Shqipëri kjo u shoqërua edhe me luftë të nxehtë, duke pasur palë forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe bandat diversioniste që hidheshin nga jashtë apo vepronin brenda, do të bënte një prononcim të tillë publik: “Në këto kushte qeveria e Tiranës mori edhe masa drakoniane. U internuan një numër i madh njerëzish. Por a mund të më thoni, se si do të kishte vepruar qeveria britanike, bie fjala, sikur sovjetikët të kishin dërguar grupe diversantësh në rrethana të njëllojta? Ligje internimi ka edhe këtu në Britaninë e Madhe, bile janë vënë në përdorim në Irlandën e Veriut. Kushtet mund të ndryshojnë, por të mos harrojmë se cilat ishin kushtet në Shqipëri në atë periudhë. Një libër i botuar nga Shërbimi Informativ i Flotës ushtarake britanike i përshkruante kushtet në Shqipëri në vitin 1946 si të krahasueshme me ato në Skoci në vitin 1746”.

Mos vallë edhe ish gazetari i BBC Viktor Çami dhe punonjës i ambasadës Amerikane në Londër dhe Vjenë është nostalgjik i regjimit komunist”?! Në mënyrë kategorike që jo. Por ai si një analist i mpreftë, di të vlerësojë objektivisht.

Populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore dha një kontribut të qenësishëm për shporrjen e bishës nazifashiste. Ky fakt i rëndësishëm historik na bën të ndjehemi krenar para botës demokratike se në momentet më deçisive për fatet e vendit, Shqipëria diti të rreshtohej në krah të forcave aleate të koalicionit botëror antifashist. Dhe për këtë merita i takon PKSH dhe drejtuesit të saj Enver Hoxhës, që ditën ta udhëhiqnin rezistencën antifashiste në kahun e duhur progresiv e liridashës. Por pasardhësit e palës që ju bashkëngjit okupatorëve dhe atyre që duan të fitojnë kapital politik nëpërmjet antikomunizmit, për shkak të dështimit të tipit të shtetit të Diktaturës së Proletariatit, nuk i dorëzojnë ”armët” pa bërë rokadën midis fitimtarëve të luftës dhe humbësve të saj. Kot përpiqen. Një rokadë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Kini durim dhe lexoni se çfarë shkruajnë për Stalinin dy nga aleatët e tij të mëdhenj, Ruzvelti dhe Çërçilli. Me rastin e fitores në Stalingrad, Presidenti amerikani i dërgon këtë mesazh Stalinit më 4 shkurt 1943: “Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të SHBA, ju përgëzoj për fitoren madhështore të armatave sovjetike nën udhëheqjen tuaj supreme në Stalingrad. 162 ditët e betejës epike të Stalingradit nderuan përjetë emrin tuaj”….

Ndërsa Çërçilli, në fjalimin që mbajti në Parlamentin anglez, më 21 dhjetor 1959, që koincidonte me 80 vjetorin e lindjes së Stalinit, do të theksonte: “Ishte fatmirësi e madhe për Rusinë, që gjatë viteve të një sprove të tmerrshme, vendi drejtohej nga Stalini, gjeni dhe strateg i paepur. Ai ishte një nga personalitet e shquara midis atyre që dominuan kohën tonë të paqëndrueshme dhe mizore. Ishte një njeri që shfrytëzonte dhe armiqtë e tij. Stalini ishte diktatori më i madh, pa shokë në botë, por që mori në dorë një Rusi si një karro pa kuaj dhe e paisi me armatime atomike”.

Mos vallë për shkak të këtyre vlerësimeve realiste, duhet që të dyshojmë se Ruzvelti dhe Çërçilli kanë qenë komunistë të kamufluar në gjirin e demokracive perëndimore?! Nga ky këndvështrim, duhet bërë analiza edhe për Enver Hoxhën dhe atyre që iu ra barra të drejtonin Shqipërinë e pasluftës. Historia nuk mund të shkruhet bardhë e zi.

Vlerësimi i drejtë i së kaluarës nuk mund të bëhet nga pseudointelektualët.

Nihilizmi i vlerave dhe hiperbolizmi i shifrave e fusin historinë në qorrsokak. Në Konferencën e Paqes në Paris, më 21 gusht 1946, Enver Hoxha, me cilësinë e Kryeministrit të shtetit shqiptar, do të deklaronte: «Sakrificat e popullit tonë qenë shumë të mëdha. Me një popullsi prej një milion njerzish, 28000 të vrarë; 12600 të plagosur; 10 mijë të internuar politikë në Itali e Gjermani; 35000 të përdorur në punë detyruese; 850 qytete e fshatra, nga 2500 që ka Shqipëria, u shkatërruan ose u rrafshuan përtokë; të gjitha komunikacionet, instalimet e limaneve, të minierave dhe ato elektrike u shkatërruan; pasuritë bujqësore dhe bagëtia u grabitën; gjithë ekonomia kombëtare u shkatërrua». Në Arkivin Qendror të Shtetit është një praktikë e bollshme dokumentare, ku Komiteti Qnëndror i PKSH i kërkon informacion të detajuar të gjitha Qarqeve mbi dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara gjatë luftës. Nga përpunimi i këtyre të dhënave, Enver Hoxha do të fliste në Paris si burrë shteti dhe jo veresie, siç ju pëlqen jo pak të lajthiturve politikë. Nëse gjatë regjimit komunist shifra reale e 28000 të vrarëve u amplifikua si 28000 dëshmorë, kjo nuk i jep të drejtë morale anatemuesve të Luftës Antifashiste të shtojnë viktimat e tyre dhe ta paraqesin kolaboracionizmin si vlerë antikomuniste.

Nën kujdesin e qeverisë Rama, në BunkArt 2 dhe te Shtëpia e Gjetheve është afishuar lista e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist. Nuk janë pak. Mbi 5000 persona. Por a është e saktë kjo shifër?! Nga një lexim i vëmendshëm ndeshesh menjëherë me bllofin. Pjesa dërrmuese e tyre janë vrarë si bashkëpunëtorë të fashizmit gjatë Luftës Antifashiste. Një pjesë jo e vogël janë gjykuar si kuislingë. Regjimi komunist daton më 29 Nëntor 1944. Para kësaj date Shqipëria kishte qeveri kuislinge dhe ishte nën okupacionin e huaj. Atëherë pse mashtrohet kaq hapur me shifra false? Po B.Balluku, Kadri Hazbiu, Abdyl Këllezi etj që i pushkatoi regjimi komunist, pse janë lënë jashtë kësaj liste?! Kjo gjë përligj faktin se kjo listë nuk e ka burimin nga institucionet përkatëse të shtetit, por nga shoqata (antikomuniste) e të përndjekurve politikë duke shtrembëruar tërësisht të vërtetën historike.

Te BunkArt 2, është afishuar një fotografi e madhe e Hamit Matjanit, si një nga martirët e shquar për liri e demokraci. Nën këmbët e tij është vendosur në përmasa të vogla fotografia e Heronjve të Popullit Asim Aliko dhe Hekuran Pobratit. Kjo gjë sa është irrituese, është njëkohësisht kthim i historisë tërësisht me kokë poshtë. Nëse vazhdon të gjykohet se demokracinë do ta sillnin bandat e armatosura me monstra të tilla si Hamit Matjani, Llesh Marrashi, Mark Gjon Markaj, Jup Kazazi, Hetem Çako, Tahir Prençi, Ahmet Kabashi, Alush Leshanaku, Ndue Gjon Markaj etj, kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërish me të madhe. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Kë duhet të nderojë historia, Asim Alikon apo Hamit Matjanin?! Padyshim që Heronjtë. Të tredhurit e zbulimeve të huaja le ti nderojnë ata që përdorën si mish për top, por kurrë një shtet demokratik.

Nga vlerësimi objektiv i dosjeve gjyqësore do të mësojmë se sa veta janë pushkatuar me vendim gjyqi dhe me çfarë akuze konkrete. Për agjitacion e propagandë shkoje në burg nga 3 deri në 10 vjet, por kurrë në pushkatim. Pse helmatiset opinioni publik se “për një fjalë goje shkoje në plumb”?!

Le të ndalemi te disa emra që janë në stendat e BunkArt 2 dhe te Shtëpia e Gjetheve të cilët figurojnë si viktima dhe të burgosur politikë nga regjimi komunist.

Halil Alia. Një nga fytyrat më kriminale gjatë okupacionit fashist, që ka bërë zullume të mëdha veçanërisht në Vlorë. Është vrarë në përpjekje me forcat partizane në prag të çlirimit të vendit. A je i besueshëm si demokrat ti zoti Agron Tufa, si dibran që je, që hesht kur vlerësohet si qytetar nderi në Dibër dhe në qendër të Peshkopisë këtij superbanditi dhe superkolaboracionist i ngrihet bust?! Nuk e di se si do reagosh.

Në mes të Tiranës ka bust edhe Osman Kazazi, i vlerësuar si “Mandela shqiptare”, për vitet e gjata të burgut që kreu. Por a e di ti zoti Agron Tufa se këtë njeri e kanë akuzuar publikisht familjarë të vëllezrve Huta, që i ka vrarë me dorën e tij në masakrën e 4 shkurtit?!

Arap Lilo, vrasësi i Memo Metos, dëmshpërblehet se u vra si udhërrëfyes i nazistëve në 12 Prill 1944, atë ditë që u vra Dervish Hekali. Historia ose duhet të nderojë Memo Meton e Dervish Hekalin, ose Arap Lilon.

Hetem Çako, ish komandant i Ballit Kombëtar, ish agjent i zbulimit Italian, ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, dëmshpërblehet për vitet e burgut. Shpërblimin më të madh ja dha vet regjimi komunist, kur i fali jetën dhe jetoi për mrekulli në qytetin e Durrësit deri sa vdiq në fund të viteve 80.

Dhora Leka, merr vlerësime maksimale nga Presidenca e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës. Agjente e kartelizuar UDB-së jugosllave dhe e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1955 i kërkon nder K.Hazbiut të shkojë në BS, ku i studionte bashkëshorti, për të legjitimuar barrën jashtë martesore që kishte me kreun e zbulimit të ambasadës jugosllave në Tiranë, Svetko Koçiç. Kohët e fundit është bërë publike edhe letra që i bënte nga internimi Enver Hoxhës, ku tentonte të fuste në shtrat edhe Ismail Kadarenë.

A nuk më thua zonja Jonila Godole, pse hesht, kur vlerësohet një rruspi e tillë dhe kategorizohet si viktimë e diktaturës?! A nuk më thua zonja Godole, pse hesht, kur në listat e viktimave të regjimit komunist është edhe krimineli Idriz Jazo, njeriu që ju hodhi litarin në fyt Heroinave të Popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima?! Je me Heroinat e Popullit, që sakrifikuan jetën në emër të lirisë, apo me vrasësit e tyre?! A nuk më thua zonja Godole, pse hesht, kur Ndue Gjon Markaj, vrasësi i Heroinave të Mirditës, Mrikë Lokes, Prena Tarzhit, Marta Tarazhit dhe Shkurte Carës shkon në mes të Mirditës dhe mburret për aktin që ka bërë nën mbrojtjen e gardës berishiste?! A nuk më thua zonja Godole, pse nuk thua asnjë fjalë për Heroinën e Popullit, Dilica Markun, Cucën e Maleve, se çfarë mëkate kish bërë ajo vajzë e re, që më shumë e therën me thika se i derdhën plumba në trup banditët që kërkoni t’iu përkulemi si “pishtarë të demokracisë”?!

Ka ardhur koha të hapim letrat. Mëkatarët e historisë nuk amnistohen, kushdo qofshin ata, pavarësisht nga lehjet me jargë të kasnecëve të tyre.

 

Stylecraft fashion tableware midwinter 48
Vintage Treasure in Martinborough
Stylecraft fashion tableware midwinter 8
Items tagged with ' Tea Wares' on Collectable-China
Stylecraft fashion tableware midwinter 14
1970, Movies, Fashion, Music, TV Shows, Fads, Trivia
Stylecraft fashion tableware midwinter 62
299TL ye Teknik Servis Program : Muhasebe Entegrasyonlu
Stylecraft fashion tableware midwinter 5
As mais Belas imagens da Amaznia
Stylecraft fashion tableware midwinter 1
Audrey Hepburn Children's Fund - new
Stylecraft fashion tableware midwinter 66
Stylecraft fashion tableware midwinter 73
Stylecraft fashion tableware midwinter 66
Stylecraft fashion tableware midwinter 32
Stylecraft fashion tableware midwinter 56
Stylecraft fashion tableware midwinter 77
Stylecraft fashion tableware midwinter 79
Stylecraft fashion tableware midwinter 40
Stylecraft fashion tableware midwinter 70
Stylecraft fashion tableware midwinter 39